Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosova“Invazivët” kundër kthimit në Klinikën Kardiologjike

“Invazivët” kundër kthimit në Klinikën Kardiologjike

Ka mbi dy muaj prej që ka nisur punën një grup punues ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, për ndryshimin e statutit të SHSKUK-së.

Ndryshim ky që parasheh ribashkimin e Kardiologjisë Invazive me Klinikën e Kardiologjisë.

Mirëpo kardiologët invaziv përsëri po e kundërshtojnë këtë ide, ndaj rishtas kanë adresuar një ankesë tek MSh-ja, me arsyetimin se nuk janë përfshirë në grupin punues, përkundër që në të ka qenë një kardiolog.

Përfaqësuesi i kardiologëve invaziv Daut Gorani, thotë se kjo çështje nuk do të marr epilog pa ta dhe se zgjidhja e vetme është që Kardiologjia Invazive të qëndrojë  në kuadër të  Klinikës së  Kardiokirurgjisë siç është aktualisht, ose të jetë e pavarur.

Derisa, Kreu i Shoqatës së Kardiologëve Gani Bajraktari  thekson se Ministria nuk duhet ta lejojë vazhdimin e gjendjes ekzistuese.

Ndërkaq nuk dihet se kur Ministria do të vendos përfundimisht për këtë ndryshim, të cilin e ka propozuar bordi i SHSKUK-së në mars të këtij viti.

Kujtojmë se në 2017 ishte hera e fundit kur kardiologjia invazive iu ri-bashkëngjit kardiokirurgjisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments