Saturday, April 20, 2024
HomeSportInter triumfon ndaj Venezias për t’iu afruar kreut të tabelës

Inter triumfon ndaj Venezias për t’iu afruar kreut të tabelës

Interi ka regjistruar një fitore solide shumë të rëndësishme si mysafir i Venezias.

 

“Zikaltrit” kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Venezias.

Sfidën e zhbllokoi Hakan Calhanoglu i cili realizoi në minutën e 34-të të ndeshjes.

Mesfushori turk realizoi një eurogol nga distanca pas një aksioni të mirë ndërtuar nga zikaltrit.

Goli i Calhanoglut – VIDEO

Teksa pjesa e dytë u mendua se do të mbyllet pa gola, megjithatë në fund të ndeshjes u akordua një penallti për mysafirët në të cilën i saktë ishte sulmuesi Lautaro Martinez për rezultatin final 2-0 të skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Interi ngritet në kuotën e 31 pikëve, duke qëndruar vetëm një pikë më pak prapa liderëve Milan e Napoli të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Goli i Lautaros – VIDEO

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments