Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaInspekcioni në komunën e Prishtinës i ndërpret punimet pa leje në një...

Inspekcioni në komunën e Prishtinës i ndërpret punimet pa leje në një objekt

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndërprerë punimet rreth vendosjes pa leje të një konstruksioni metalik në hapësirat publike në qendër të qytetit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, është shtuar se përveç ndërprerjes së punimeve, inspektorati po asht edhe venë gjobë.
Tutje shtohet se, kjo drejtori do të vazhdojë të trajtojë këtë rast konform me procedurat e parapara ligjore.
“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot gjatë ditës (e shtunë) ka gjobitur dhe ndërprerë punimet rreth vendosjes pa leje të një konstruksioni metalik në hapësirat publike në qendër të qytetit pa pasur leje apo pëlqim nga organi kompetent. Drejtoria e Inspekcionit edhe këtë rast do të vazhdojë ta trajtojë konform me procedurat e parapara ligjore duke pasur si qëllim lirimin dhe ruajtjen e hapësirave publike kudo në qytetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments