Monday, May 20, 2024
HomeLajmeInsistimi i Kurtit për nënshkrim të marrëveshjeve me Serbinë, Hill: Kur dikush...

Insistimi i Kurtit për nënshkrim të marrëveshjeve me Serbinë, Hill: Kur dikush s’do të bëjë diçka, kërkon mekanizma

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Christopher Hill ka folur rreth insistimit të Kryeministrit Kurti për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Ohrit si kusht për zbatim të saj.

Pa e përmendur me emër Kurtin, Hill thotë se “gjëja e parë është respektimi i dialogut dhe marrëveshjeve tashmë të arritura”.

Sipas Hill, kur Lajçak thotë marrëveshja e Ohrit është valide atëherë edhe ashtu është. Ai, duke iu referuar Kurtit thotë se kur dikush nuk do të bëjë dicka ai merret me mekanizmat.

“Kur Lajçak thotë se marrëveshja është e vlefshme, do të thotë se është e vlefshme. Besoj se nuk duhet bërë asnjë përpjekje për të ndryshuar mënyrën në të cilën shprehet vlefshmëria e asaj marrëveshjeje. Kur dikush nuk dëshiron të bëjë diçka, atëherë i referohet mekanizmave. Mekanizmat nuk duhet të abuzohen. Lajçak e dinte se çfarë po bënte kur arriti marrëveshjen në Ohër dhe mendoj se ne duhet të ecim përpara në këtë bazë” ka theksuar Hill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments