Tuesday, May 21, 2024
HomeLajmeI ftuar nga Prokuroria për intervistim, Durmishi e përdor OSHP’në si mburojë:...

I ftuar nga Prokuroria për intervistim, Durmishi e përdor OSHP’në si mburojë: Na dhanë të drejtë

Numri dy i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka zgjedhur që vetë të njoftoj publikun për ftesën që ka marrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të intervistohet lidhur me kontratat e nënshkruara për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Megjithatë Dumishi në këtë njoftim në ‘facebook’ ka përdorur si mburojë Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) duke thënë se po i duket e pakuptimtë që të ftohet për intervistim nga prokuroria për diçka që , sipas tij, Ministrisë i ka dhënë të drejtë OSHP-ja.

“Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit. Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”, ka shkruar Durmishi.

Zëvendësministri Durmishi në të njëjtin njoftim, ka kritikuar organin e hetimit, duke thënë se ka deponuar disa raste në prokurori e polici të krimeve ekonomike, megjithatë asnjë nga to s’po shqyrtohet.

Tutje, ai, në njoftim ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim më datën 8 maj lidhur me kontratat e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Por, çfarë vendimi kishte marrë OSHP vitin e kaluar, të cilin Durmishi e kishte publikuar më 26 dhjetor 2023, e për të cilin thoshte se është në “favorin tonë”

Durmishi e kishte postuar në facebook vendimin e OSHP, e cila e kishte hedhur poshtë ankesën e një operatori ekonomik lidhur me zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

“Në kohën kur i nënshkruam kontratat dhe filluam punimet u bë shumë zhurmë gjithandej nëpër media. Bëhej fjalë për një ankesë në OSHP, nga një kompani e cila nuk kishte të drejtë ankese, sepse nuk ishte lider i konsorciumit dhe nuk ishte i autorizuar që të përfaqësonte konsorciumin. Ne në atë kohë e sqaruam këtë çështje dhe me të drejtë i kishim nënshkruar kontratat. Sulmoheshim vazhdimisht me muaj të tërë sepse dikujt i pengonte suksesi ynë në ndërtimin e kësaj rruge. Atje punimet po zhvilloheshin përtej dinamikës së planifikuar”, kishte shkruar Durmishi në dhjetorin 2023.

OSHP apo Organi Shqyrtues i Prokurimit që ndryshe njihet edhe si gjykata e tenderëve në përbërje të Isa Hasanit, Vedat Poterqoit dhe Vjosa Gradinaj -Mexhuani e kishte shpallur të pabazë ankesën e një kompanie, ndërsa pas kësaj Durmishi kishte shkruar në facebook “ne po ecim përpara e nuk po ndalemi e rruga Prishtinë -Podujevë vitin e ardhshëm do të jetë e përfunduar”./GazetaExpress/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments