Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaHyri për t’i ndarë dy persona që po fjaloseshin për parking, plagoset...

Hyri për t’i ndarë dy persona që po fjaloseshin për parking, plagoset vushtrriasi

Policia  e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri në Vushtrri.

Sipas policisë deri tek plagosja ka ardhur pasi viktima kishte ndërhyrë për t’i ndalë dy persona që ishin duke u përleshur mes veti në një parking.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“Vushtrri, 23.03.2022 – 04:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosë me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti ka ndodhur në një parking ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshe në mes veti, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për ti ndarë dhe ishte plagosë nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, janë gjet dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments