Saturday, May 18, 2024
HomeSportHistoria është shkruar mbrëmë te Barcelona: Lamine Yamal , i njohur si...

Historia është shkruar mbrëmë te Barcelona: Lamine Yamal , i njohur si “Mini Messi” ka debutuar në moshën 15-vjeçare

Barcelona mposhti Real Betisin me rezultat 4-0 në xhiron e 32-të të La Ligës, ndërsa e veçanta ishte debutimi i 15-vjeçarit Lamine Yamal, që bëri histori duke u bërë futbollisti më i ri që luan për klubin katalanas.

Yamal bëri debutimin e tij për Barcelonën mbrëmë në moshën 15 vjeç e 290 ditë, dhe në përgjithësi ai është lojtari i pestë më i ri që luan në La Liga spanjolle. Rekordmeni është Luka Romero, i cili ka luajtur për Mallorca tre vjet më parë në moshën 15 vjeç e 219 ditë.

Futbollisti, i cili tashmë quhet “Mini Messi” për shkak të trupit të tij të vogël, këmbës së majtë dhe driblimeve të shkëlqyera, u fut mbrëmë në lojë në minutën e 83-të kur zëvendësoi Gavi dhe në debutimin e tij mund të ishte në mesin e golashënuesve.

 

Në minutën e 87-të, ai rrëmbeu topin nga mbrojtja e Real Betisit, doli te portieri, por gjuajti drejt tij bëri që të humb mundësinë për t’u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Barcelonës.

Shkruhet historia e Barcelonës: 15-vjeçari i mrekullueshëm do të jetë kryefjala e derbit ndaj Atletico Madridit

Lexo po ashtuShkruhet historia e Barcelonës: 15-vjeçari i mrekullueshëm do të jetë kryefjala e derbit ndaj Atletico Madridit

Megjithatë, nëse i jepet mundësia të luajë deri në fund të këtij sezoni dhe në fillim të sezonit të ardhshëm, anësori i Barcelonës me siguri do të thyejë rekordin e mbajtur nga Ansu Fati (16 vjet e 10 muaj).

 

Futbollisti spanjoll me origjinë marokene mori vlerësime edhe nga trajneri Xavi në fund të ndeshjes.

“Yamal luajti shumë mirë. I thashë të luante i qetë dhe si të mundej, dhe ai e bëri. Dhe ai është vetëm 15 vjeç, imagjinoni se… Ai për pak sa nuk shënoi. Ai është një lojtar i veçantë, ka shumë besim dhe mund ta shihni në stërvitje se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë Xavi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments