Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeHaziri thotë se kriza në veriun e Kosovës është e shtata e...

Haziri thotë se kriza në veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

Lutfi Hazrii, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se kriza në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar gjatë mandatit të kryeministrit, Albin Kurti.

Por, Haziri thotë se kriza e fundit burimin e ka te Beogradi.

Megjithatë, ai kritikoi Kurtin për moskoordinim me faktorin ndërkombëtar.

”Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Të hënën në Veriun e Kosovës gjendja eskaloi edhe me dhunë, gjatë përleshjes së protestuesve serbë me KFOR’in.

Dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it mbetën të lënduar, për këtë reagoi e tërë bashkësia ndërkombëtare

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments