Wednesday, May 1, 2024
HomeLajmeKosovaHaziri paralajmëron Kurtin: Nëse nuk e trajtoni me seriozitet dialogun, vjen politika...

Haziri paralajmëron Kurtin: Nëse nuk e trajtoni me seriozitet dialogun, vjen politika e tipit “merre ose leje”

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës se duhet të ketë kujdes lidhur me atë se si do t’i qaset dialogut me Serbinë. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri thotë se duhet seriozitet në këtë proces në mënyrë që të mos vijmë te politika “merre ose leje”.

Haziri thotë se LDK do të ketë rol vetëm në Kuvendin e Kosovës siç tha duke qenë “gardianë të parimeve dhe Republikës”.

“Nëse Qeveria nuk e trajton me seriozitet dialogun me Serbinë, rrezikohet të shkohet në një hap tjetër, që është konferencë ndërkombëtare, ku vjen politika e karrotës dhe shkopit e tipit ‘merre ose leje’”, shkroi Haziri në Facebook.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Nëse Qeveria nuk e trajton me seriozitet dialogun me Serbinë, rrezikohet të shkohet në një hap tjetër, që është konferencë ndërkombëtare, ku vjen politika e karrotës dhe shkopit e tipit ‘merre ose leje’.

Do të varet shumë nga sjellja e delegacionit tonë në qershor. Qeveria e Kosovës nuk guxon të hyjë në negociata me mentalitet të blerjes së kohës e të shtyrjes, domethënë me mentalitet të Serbisë. Duhet të konfirmohet konstruktiviteti, duhet të shkohet me shpirt ofansiv dhe sa më shpejt të ndërtohet ambient për ta përmbyllur procesin.

Ne e kemi bërë të qartë: LDK do të ketë rol veç në Kuvend të Republikës, askund tjetër. Ne do të jemi gardianë të parimeve dhe Republikës!

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments