Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeHaxhiu kërkon të jetësohet kërkesa e Veselit për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare...

Haxhiu kërkon të jetësohet kërkesa e Veselit për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Serbisë në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka përkujtuar Masakrën e Studimës ku u vranë 116 persona.

Ai ka kërkuar që të jetësohet kërkesa e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta formuar Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Serbisë në Kosovë.

Shkrimi i tij i plotë:

Masakra e Studimes me 02.05.1999 është ndër masakrat më të mëdha që u krye në Kosovë nga Serbia pushtuese.

Brenda 90 minutave në fshatin Studime u vranë 116 shqiptarë të pafajshëm dhe të pambrojtur, derisa u plagosën 25 të tjerë. Ndonëse ka të dhëna të mjaftueshme për urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre, ende nuk ka asnjë të akuzuar apo dënuar.

Iniciativa e kryetarit Kadri Veseli për krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, është e domosdoshme dhe duhet të jetësohet.Shpirtrat e mijëra shqiptarëve që u vranë në mënyrë barbare në luftën e fundit nga okupatori serb nuk do të pushojnë të qetë pa u dënuar urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve në Kosovë.

Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për liri!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments