Tuesday, May 7, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj shkon në vizitë tek familja e shoferit që humbi jetën në...

Haradinaj shkon në vizitë tek familja e shoferit që humbi jetën në tragjedinë në Deçan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shkuar në vizitë për tek familja e shoferit të autobusit që u vrit nga sulmi me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj nëpërmjet ‘Facebook’-ut ka thënë se ka shkuar në familjen e të ndjerit në Skivjan të Gjakovës.

“Sot me bashkëpunëtorë, ndamë dhembjen me familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit”, ka thënë Haradinaj.

Pjesë e kësaj tragjedie ishin edhe dy nxënës që u vritën në ngjarjen dramatike në Gllogjan.

Postimi i plotë:

Sot me bashkëpunëtorë, ndamë dhembjen me familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit.

Ai la pas vetes katër fëmijë të vegjël, Erblindin, Erlisen, Elesën dhe Elenën.

Lutemi që kjo të jetë hera e fundit që ndodhin tragjedi të tilla. Njëkohësisht apeloj tek institucionet përkatëse që të angazhojnë tërë kapacitetet për kapjen sa më parë të autorit të vrasjes së trefishtë.

Ganiu u prehtë në paqe!

RH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments