Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj e ka cilësuar 11 Shtatorin si një nga ditët më të zeza të historisë moderne, duke thënë se sulmet tronditën botën, por nuk e thyen shpirtin amerikan.
“Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci”, ka shkruar Haradinaj në mesazhin e tij.
Ai ka theksuar se, në këtë përvjetor, Kosova qëndron pranë miqve amerikanë dhe botës demokratike, duke nderuar viktimat e pafajshme të sulmeve.
Haradinaj ka veçuar edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së, duke thënë se miqësia ndërmjet dy vendeve mbetet e përhershme dhe e pathyeshme.
“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur”, është shprehur ai.

