Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj ngushëllon familjen mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip

Haradinaj ngushëllon familjen mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip, të enjten.

Haradinaj kujtoi se Duka i Edinburgut shërbeu si komandant në flotën mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke luftuar nazi-fashizmin.

“Për gjashtëdhjetë e nëntë vite me radhë Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes, Madhërisë së Saj Elizabeta II”.

“Në Evropën e trazuar të pas Luftës së Dytë Botërore, gjysma e saj e rrëmbyer nga regjimet totalitare e komuniste, Philipi luajti rol të rëndësishëm, veçanërisht në aktivitetet humanitare, ashtu siç e luftoi nazi-fashizmin si komandant në flotën mbretërore”.

“Humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonëealth-it dhe botës së lirë. Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments