Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hazi ishte gjithmonë në rrugën e lirisë.

“Hasi gjithmonë në rrugën e lirisë! Duke kujtuar Heronjtë dhe Martirët e Lubizhdës, nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri e bashkim”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka thënë se në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte vendi ku shkruhej historia e popullit shqiptar.

“Në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte aty ku shkruhej historia. Kontributi i tyre kulmoi në Luftën Çlirimtare, me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte në ballë të betejave deri në ditën e fitores. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj.