Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj akuzon Sali Zybën e VV-së se u shkoi në shtëpi për...

Haradinaj akuzon Sali Zybën e VV-së se u shkoi në shtëpi për të trafikuar vota për presidenten

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se zyrtari dhe deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Sali Zyba, ka tentuar të “trafikojë” vota në grupin parlamentar të AAK-së, për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Haradinaj thotë se i është kërkuar edhe atij të takohet me Zybën, por se ka refuzuar dhe i ka thënë se mund të takohet vetëm me kryetarin e LVV-së, kryeministrin Albin Kurti.

“Z. Zyba ka kontaktuar me deputetë tanë, Njëri nga këta deputetë ka kërku takim me mu, pas kësaj, i cili ka kërku edhe unë të takohem me të, me z. Zybën. Përgjigja ka qenë se ju jeni sekserë dhe nuk takohem me ju, por jam i gatshëm me u taku me kryetarin e partisë, z. Kurti, kur ai e vlerëson, por ndalni këto praktika të presionit, presion serioz, presion i gjithanshëm, pos joshjes. Z. Zyba është sekser klasik, i cili e ka marrë përsipër në emër të partisë të vet trafikimin e votave”

Tutje Haradinaj ka thënë se mund ta ballafaqojë me deputetin dhe ata, të cilëve, sipas tij, Zyba u ka shkuar në shtëpi.

Të dielën, Kuvendi i Kosovës zgjodhi në rundin e tretë Vjosa Osmanin presidente. AAK-ja, si parti opozitare, nuk përkrahi zgjedhjen e saj dhe as nuk mori pjesë në votim. Vetëm deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në votim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments