Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovaHamza nderon viktimat e 11 Shtatorit: Mirënjohës ndaj ShBA-së dhe popullit amerikan

Hamza nderon viktimat e 11 Shtatorit: Mirënjohës ndaj ShBA-së dhe popullit amerikan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur respekt për të gjithë ata që humbën jetën dhe mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në.

Hamza, së bashku me deputetët e kësaj partie tha se Kosova do të jetë gjithmonë pranë popullit amerikan, si në momentet e gëzimit, ashtu edhe në kohët e dhimbjes.

“Sot, bashkë me kolegë edhe kolege nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, jemi këtu në nderim të viktimave të 11 Shtatorit, në respekt të të gjithë atyre që kanë humbur jetën në këtë ngjarje, po edhe në respekt edhe në vlerësim për miqësinë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë falënderues ndaj popullit amerikan dhe gjithmonë do të jemi bashkë me ta, edhe në gëzime, po edhe në raste kur ka dhimbje dhe kur ka nevojë për respekt”, tha ai.

 

Hamza nderon viktimat e 11 Shtatorit: Mirënjohës ndaj ShBA-së dhe popullit amerikan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments