Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaHajdar Beqa: Donika Schwarz mos ta mbaj mbiemrin Gërvalla

Hajdar Beqa: Donika Schwarz mos ta mbaj mbiemrin Gërvalla

Një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

 

Kjo ndodhi pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

I ftuar në emisionin TV, deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, thotë se ishte vetë Ministrja Gërvalla që e provokoi këtë situatë, duke shtuar se ajo nuk duhet të mbajë mbiemrin Gërvalla.

“Konsideroj që mbiemri Schwarz i bie tamam në raport me një mbiemër që për mendimin tim mbiemri Gërvalla apo nëse marrim mbiemrin e prindit në këtë rast të Donikës, atëherë kur isha student edhe nxënës në atë kohë jemi frymëzuar me idetë e tij (Jusuf Gërvallës) sepse ka qenë një njeri vizionar dhe ka pasur një agjentë të qartë ku duhet të jetë populli shqiptarë”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments