Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeHaaland flet për vitin e tij të parë te City: 36 gola...

Haaland flet për vitin e tij të parë te City: 36 gola në debutim, jo keq

Manchester City ka fituar titullin e nëntë në histori të klubit dhe të tretin radhazi në Ligën Premier.

Padyshim që më meritori për këtë titull kampioni është sulmuesi norvegjez Erling Haaland që ka realizuar 36 gola e ka dhuruar shtatë asistime në 34 ndeshje zyrtare në Ligën Premier.

Sulmuesi norvegjez ka festuar titullin me Cityn, teksa ka folur për këtë të arritur.

“Është joreale. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i lumtur. Këto kujtime do t’i mbaj mend gjatë gjithë jetës sime, nuk di çfarë të them. Është e veçantë”.

“Do ta shijoj këtë ditë. Është e mrekullueshme. Sezoni debutues, 36 gola, trofe në Ligën Premier dhe dy finale të tjera. Jo keq”, tha Haaland.

City ndodhet edhe në finalen e garës më të madhe evropiane për klube Ligës së Kampionëve, si dhe në finalen e Kupës FA.

Haaland ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion, ku në 50 ndeshje zyrtare me fanellën e Citizens ka realizuar 52 gola e ka asistuar në tetë të tjerë në të gjitha garat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments