Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeGruaja e Agim Ramadanit: Pa ty asgjë nuk është siç ishte më...

Gruaja e Agim Ramadanit: Pa ty asgjë nuk është siç ishte më parë

Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë të Agim Ramadanit, gruaja e tij, Shukrije Ramadani, ka përkujtuar heroin e Kosovës. Ajo ka thënë se nga rënia dëshmor e komandant Katanës asgjë nuk është siç ishte më parë.

Gruaja e heroit ka shkruar se vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesës tënde zgjohet kryeneçësish duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pak shumë vitesh.

“Vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesės tënde zgjohet kryeneqësisht duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pas kaq shum viteve! Dromcat e lumturisë përzihen me ëndërrat,dëshirat e premtimet e këputura!!!Asgjë nuk është siç ishte më parë”, ka shkruar Ramadani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments