Friday, March 29, 2024
HomeBotaGropa gjigante hapet në ara, për pak nuk “përpin” një shtëpi

Gropa gjigante hapet në ara, për pak nuk “përpin” një shtëpi

Në internet është publikuar videoja e momentit kur një gropë gjigante, e gjerë 60 metra dhe e thellë rreth 18 metra, është hapur në Meksikë. Banorët e tmerruar u larguan nga ajo zonë.

Gropa e madhe u krijua në një fushë në Santa Maria Zacatepec të rajonit Pueb. Në video shihet se si pjesë të mëdha të tokës shemben dhe sharrojnë teposhtë.

Foto: AFP

Videon mund ta shikoni në këtë link.

Autoritetet meksikane thanë se gropa e madhe u shkaktua nga një fenomen gjeografik dhe varietet në përbërjen ujore të tokës.

Foto: AFP

Megjithatë, aktivistët lokalë thanë se fenomeni është rezultat i përdorimit të tepruar të ujëmbajtësve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments