Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaGreqia për vizitën e kryediplomatit në Kosovë: Mbështesim liberalizimin e vizave, por...

Greqia për vizitën e kryediplomatit në Kosovë: Mbështesim liberalizimin e vizave, por nuk do të njohim Kosovën

Kohët e fundit Kosova me Greqinë kanë intensifikuar bashkëpunimin në disa fusha.

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të vijë edhe ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias.

Ministria e Jashtme e Greqisë përmes një e-maili ka treguar arsyet e kësaj vizite, por ka përjashtuar mundësinë e njohjes së Kosovës si shtet.

“Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë konstekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së greke për RTV Dukagjinin.

Mirëpo eksperti amerikan David Phillips thotë se nga pesëshja mos njohëse e BE-së, Greqia është më së afërmi të njeh Kosovën.

“Greqia ka shumë të ngjarë ta njeh Kosovën, por nuk mund të injorojmë lidhjet e ngushta mes Greqisë dhe Serbisë”, thotë Phillips.

Por në Kosovë po shihet ndryshe kjo çështje.

“Greqia i sheh edhe interesat e saj strategjike. Pra interesat e Greqisë janë më të mëdha me Serbinë se me Kosovën. Por kjo nuk duhet të ndalë punën tonë të lobimit me qeverinë greke”, deklaroi Emir Abrashi nga Demokracia Plus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments