Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaGrenell: UNMIK-u, shpenzim i humbur i dollarëve amerikanë – të riformohet ose...

Grenell: UNMIK-u, shpenzim i humbur i dollarëve amerikanë – të riformohet ose të përmbyllet

Ish-Emisari i Posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka kritikuar shefin e UNMIK-ut për joefektivitet.

 

Kjo deklaratë e Grenell vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku u diskutua raporti për Kosovën.

Në reagimin e tij, Grenell shkruan se misioni i UNMIK-ut është shpenzim i humbur i taksave amerikane.

“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka shkruar Grenell.

Përmbylljen e misionit të UNMIK-ut e ka kërkuar dje edhe përfaqësuesi i SHBA-së në OKB si dhe presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit.

Osmani gjatë ditës së djeshme është kritikuar që ka marrë pjesë në këtë mbledhje për arsye se po ngritet niveli i përfaqësimit të Kosovës në këto raportime që janë rrjedhojë e Rezolutës 1224.

E përfaqësuesi i SHBA’së ishte i prerë dhe i qartë në porosinë e tij për Këshillin e Sigurimit të OKB’së kur tha se misioni i UNMIK-ut më nuk i referohet asnjë indikacioni pozitiv sa i përket situatës në Kosovë dhe si rrjedhojë është i panevojshëm.

“Dëshiroj të filloj duke mirëpritur marrëveshjen për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë që e ka ndërmjetësuar Lajcak. Kjo marrëveshje është hap përpara për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Përëndimor. Kjo është dëshmi se kur liderët angazhohen mund të gjejnë zgjidhje që përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë këtë dhe të respektojnë marrëveshjet paraprake e gjithashtu të vazhdojnë dialogun.Dialogu mbetet platforma kryesore për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe stabilizim të marrëdhënieve duke arritur në fund një marrëveshje për njohje reciproke. UNMIK-u nuk ka luajtur rol lidhur me çështjen e targave dhe zgjidhja e kësaj çështje me përkrahjen e KFOR-it ka treguar se organizata tjera mund ta luajnë këtë rol më mirë. UNMIK-u ka plotësuar mandatin e tij dhe duhet ta kuptojmë këtë realitet e të shkojmë drejt mbylljes së tij. OKB’ja ende mund të luaj rolt ë rëndësishëm në implementimin e demokracisë në rajon por kjo nuk kërkon mision paqëruajtës në rajon. SHBA kërkon që Këshilli të mbyll misionin në mënyrë që të kemi prani tjetër në mënyrë që Kosova të realizojë potencialin e saj të plotë. SHBA-të mbesin të përkushtuara në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe do të punojmë ngushtë me partnerët që të ruajmë sundimin e ligjit.”, tha përfaqësuesi i SHBA’ve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments