Saturday, May 18, 2024
HomeTop LajmetGrenell flet me Edi Ramën: Ma bëri të qartë, është i frustruar...

Grenell flet me Edi Ramën: Ma bëri të qartë, është i frustruar me Bashkimin Evropian

Ish-Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit. Grenell ka shkruar se Rama ia bëri të qartë se është i frustruar me BE-në.

Rama u shpreh se ai vendim do të thotë se askush s’është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments