Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaGrabitet nën kërcënimin e armës punëtori i postës në Prishtinë, ia marrin...

Grabitet nën kërcënimin e armës punëtori i postës në Prishtinë, ia marrin edhe veturën

Dje rreth orës 15:30 është raportuar se në fshatin Ballaban të Prishtinës, viktima mashkull kosovar punëtor i një poste të shpejtë është grabitur nga tre të dyshuar deri sa ishte duke dërguar një porosi.

Grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës, ku të dyshuarit ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë viktima, dy telefona dhe paratë.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas i është kthyer viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, teksa rasti po vazhdon të hetohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments