Monday, April 29, 2024
HomeSportGjyqtari skandaloz i ndeshjes Itali – Kore e Jugut: E bëra veç...

Gjyqtari skandaloz i ndeshjes Itali – Kore e Jugut: E bëra veç një gabim, e meritova notën 8,5

20 vjet pas njërës prej ndeshjeve më të famshme në histori të futbollit, Itali – Kore e Jugut, është rikthyer të flasë gjyqtari që kishte bërë skandal, duke i dëmtuar drastikisht italianët, të cilët edhe ishin eliminuar nga Botërori 2002.

Gjyqtari jug-amerikan kishte bërë gabime, të cilat dyshohej që ishin edhe të qëllimshme, duke i favorizuar organizatorët e kësaj gare

Sidoqoftë, ish-referi ekuadorian mendon se atë ndeshje e ka drejtuar mjaft mirë, madje prej më të mirave në karrierën e tij.

“Pas gjithë asaj kohe, fyhem ende në rrjetet sociale nga tifozët italianë. E kam ndërgjegjën e pastër, jam i qetë. Ajo ndeshje ishte në Top 3 të paraqitjeve të mia më të mira të karrierës si gjyqtar”, deklaroi Moreno në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Çfarë note do t’ia jepje vetes? 8,5 me plot meritë”, shton ai.

Moreno ka folur edhe për ndëshkimin me karton të kuq që ia kishte bërë Francesco Tottit.

“Nëse e shikojmë videon, lojtari korean arrin më përpara te topi dhe lojtari italian simulon për një faull, për të cilin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, që do të thotë i kuqi. Rregullorja parashihte ndëshkim me karton të verdhë për simulim. I kam respektuar rregullat, pamjet flasin qartë. Totti nuk protestoi, të vetmin që e bënë këtë ishin Vieri e Di Livio. Edhe kur Trapattoni e goditi xhamin i cili i ndante bankinën e tij me atë të drejtuesve të FIFA-s, ishte një reagim nga mllefi i momentit”, vazhdoi Byron Moreno.

Ai insiston se të vetmin gabim që e bëri ishte që nuk e ndëshkoi lojtarin jug-korean, i cili ndërhyri ndaj Gianluca Zambrottas.

“Pozita jashtë loje e ndalur e Tommasit? Ai aksion nuk ishte përgjegjësi e imja, por e anësorit argjentinas Jorge Ratallino. Në ato vite asistenti i referit ishte përgjegjësi i vetëm për pozitë jashtë lojë. Ai e ka ngritur flamurin dhe e kam besuar. Ishte e pamundur për mua ta dija nëse Tommasi ishte apo jo në pozitë jashtë loje nga pozita në të cilën gjendesha”, shton ai.

“Sun-jon Hwang e kishte bërë një faull ndaj Zambrottas në minutën e 72-të, dhe ky ishte detyruar ta linte lojën shkaku i lëndimit. Kjo është situata e vetme, e cila më ka bërë të reflektoj shumë në këto vite. Nëse do të kthehesha prapa, do t’ia jepja kartonin e kuq lojtarit korean. Jam njeri, i marr përgjegjësitë për çdo vendim të drejt apo të padrejtë të marrë gjatë karrierës sime si gjyqtar. Ajo për të cilën duhet të jeni të sigurt është se kurrë nuk kam dashur të bëj favore apo ta penalizoj dikë në fushë”, shprehet tutje ai, përcjell “Gazeta Express”.

“FIFA nuk më ka përjashtuar, kam zgjedhur unë të pensionohem. FIFA e kishte hapur një hetim pas asaj loje, por në dhjetor 2002 jam deklaruar i pafajshëm. Nuk kam bërë asnjë gjë të parregullt në ndeshjen Itali – Kore”, përfundoi Moreno.

Italianët, por edhe bota e futbollit në përgjithësi nuk e ka harruar ende referimin skandaloz dhe dukej edhe si tendencioz të Byron Morenos.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments