Friday, May 17, 2024
HomeLajmeGjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës për...

Gjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës për rastin e futjes së fetusit të vdekur në lavatriçe

Doktori Muhamet Haliti njofton se Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur të kundërligjshmëm shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit mjekësor në Spitalin e Pejës.

Haliti shkruan në Facebook-un e tij se kishte pasur tentativë që padrejtësisht të bëhet përgjegjës në rastin e futjes së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.

“Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në poziten e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Për këtë deklaratë ka reaguar Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Në reagimin e tyre në Facebook thuhet se “pretendimet e paraqitura nga Dr.Muhamet Haliti për kinse kthimin e tij në pozitën e Drejtorit Mjekësor pozitë nga e cila është shkarkuar nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta.Tentimet për njollosjen e organeve udhëheqëse janë të ulëta dhe shpërfaqin frustrimin personal të personit në fjalë”, thuhet tutje në reagimin e spitalit.

Reagimi i plotë i tyre:

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments