Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeKosovaGjini e fiton edhe një mandat në Gjakovë, sipas rezultateve të Exit...

Gjini e fiton edhe një mandat në Gjakovë, sipas rezultateve të Exit Poll-it në T7

Ardian Gjini i AAK-së e ka fituar edhe një mandat në krye të Komunës së Gjakovës, sipas Exit Poll-it që po prezantohet ekskulivisht në “Pressing” të T7.

Sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, Gjini del fitues në balotazh me 53,0%.

Kundërkandidatja e tij nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 47,0% të votave, sipas këtij Exit Poll-i.

Gjini kishte fituar 45,76% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, mbajtur më 17 tetor.

Mimoza Kusari-Lila kishte marrë 37,20% të votave në raundin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments