Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaGjilanasi gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të...

Gjilanasi gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.

“Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej 6 muaj si dhe i është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftim.Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments