Saturday, April 27, 2024
HomeBotaGjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës

Gjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës

Gjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës Sipas statistikës së Zyrës Federale në Wiesbaden, vitin e kaluar janë rritur emigrimet e gjermanëve në Zvicër për 2100 persona në krahasim me 2020. Kjo do të thotë 0.7 për qind më shumë ose 309 mijë gjermanë të larguar në Zvicër.

Në vendin e dytë, gjermanët preferojnë Austrinë me 209 mijë të larguar, ndjekur nga Spanja (140 mijë), Franca (83 mijë) dhe Holanda (81 mijë) “E përbashkëta e të dyja shteteve është gjuha,” thonë nga Zyra Federale për numrin e madh të gjermanëve që ikin në Zvicër.

Gjuha është një barrierë për të huajt, por kjo nuk vlen për vendin fqinj. Po ashtu edhe aspekti i tarifave luan rol të madh për emigrim, shkruan srf.ch.

Ngjashëm edhe numri i natyralizimeve të gjermanëve më së shumti ndodhin në Zvicër, plot 6900 sosh, ndjekur nga Suedia me 1400 natyralizime. Shifrat janë të vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments