Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaGjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 50-vjeçar në Prishtinë

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 50-vjeçar në Prishtinë

Një 50 vjeçar është gjetur e vdekur në një shtëpi në Prishtinë mesditën e së premtes.

 

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thënë se po dyshohet për vetëvrasje.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Lec Gradica” në kryeqytet.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, njoftoi Ahmeti.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments