Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaGërvalla i reagon medias ku dha intervistë: Publikoi pohime të rreme, UÇK-ja...

Gërvalla i reagon medias ku dha intervistë: Publikoi pohime të rreme, UÇK-ja nuk ka kryer krime

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz ka reaguar në drejtim të mediumit zviceran NZZ, të cilat kanë publikuar mbrëmë një shkrim lidhur me të dhe deklaratat rreth UÇK-së.

Gërvalla Schwarz tha se medium në fjalë ka pohuar gënjeshtra të UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftës.

“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë e jo nga UÇK-ja”, shkroi Gërvalla.

Ajo poashtu tha se gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta të UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerëve sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb.

“Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, shtoi ajo.

Në Kosovë disa herë radhazi është kërkuar shkarkimi i ministres Gërvalla, për shkak të qasjes së saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së si dhe deklaratave të saja të dhëna lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla në vitin 2016 kishte deklaruar se ishte e gatshme të siguronte material provë për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në të kaluarën, Gërvalla gjithashtu ka akuzuar ish-kreun e PDK-së Kadri Veseli si “kreun e një organizate që kreu krime”.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e emra të tjerë të UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në burgun e Hagës, derisa në drejtim të tyre po zhvillohet një proces gjyqësor nën aktakuzat për kinse krime lufte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments