Sunday, April 28, 2024
HomeSportGentiana Fetaj i bashkohet Kosovës

Gentiana Fetaj i bashkohet Kosovës

Futbollistja e talentuar që jeton në Gjermani, Gentiana Fetaj do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

 

19-vjeçarja po zhvillon një karrierë të bujshme në Gjermani dhe vlerësohet si një futbolliste tejet e talentuar.

Ajo deri më tash ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Gjermanisë (U15, U17, U19).

Ndërmjetësues në ardhjen e kësaj futbolliste në kombëtaren dardane ishte gjyqtari i njohur dhe bashkëpunëtori i FFK-së, Gani Musliu.

Pas kontakteve të vazhdueshme me presidentin Agim Ademi dhe bisedimeve të gjata me futbollisten dhe familjen e saj, është marrë vendimi që tash e tutje Gentiana ta përfaqësojë Kosovën.

Tani FFK në kohë sa më të shpejtë që është e mundur do ta përgatisë dokuementacionin e nevojshëm për pajisje me pasaportë dhe për licencim në FIFA.

Ardhja e Gentiana Fetaj do t’i japë impuls Kombëtares A për paraqitje sa më të mira në të ardhmen.

Ajo luan në rolin e mesfushores dhe deri më tash ka regjistruar 23 ndeshje për ekipin kombëtar të grupmoshave të Gjermanisë, derisa aktualisht është pjesë e FC Carl Zeiss Jena

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments