Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaGani Geci ia kthen komentuesit që i tha se e ka vëllanë...

Gani Geci ia kthen komentuesit që i tha se e ka vëllanë dhe nipin në Vetëvendosje

Anëtari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, gjatë një intervistë ka thënë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të ngjashme pasi që të dyja janë majtiste dhe kanë arritur të vijnë në pushtet përmes dhunës.

Një komentues ka reaguar pas deklaratës së Gecit duke thënë se pasi Vetëvendosja dhe PDK janë një brum, vëllai dhe nipi i tij janë përkrahës të Vetëvendosjes e jo të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Pasi Vetevendosja dhe PDK qenkan nje brum ti Gani Geci edhe nipin edhe vellaun i kie perkrahes dhe anetar te Vetevendosjes e jo te LDK.se”, ka shkruar një komentues.

E që ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci i është përgjigjur duke thënë se nipin e vëllanë e ka përkrahës të një pjesë të LDK’së ose Vjosa Osmanit.

“Nipin e vllaun e kam perkrahes te nji pjese te LDK es ose Vjosa Osmanit”, ka shkruar Geci.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments