Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeFury ishte i lënduar keq para luftës me Wilderin, thotë babai i...

Fury ishte i lënduar keq para luftës me Wilderin, thotë babai i britanikut

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Tyson Fury, i kishte operuar të dy bërrylat, si pasojë e një lëndimi serioz, para triumfit të dytë kundër Deontay Wilderit, ka thënë babai i britanikut John Fury.

Fury e mbrojti titullin e botës WBC me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë në tetor.

Kjo ishte fitorja e dytë e Furyt ndaj Wilderit, pasi e para mbaroi me barazim kontrovers, që e vulos mbizotërimin e britanikut ndaj amerikanit.

“Tyson ishte i lënduar keq para kësaj lufte”, tha John Fury për BT Sport.

“Ai ishte i hendikepuar prej fillimit. Nuk ishte meç boksi, apo jo?”, shtoi ai.

Edhe vetë boksieri britanik e puthi dyshemenë dy herë, që të dyja në rundin e katërt, në një luftë brutale që zgjati 11 runde.

“Djali im është numër një, legjendë për të cilin njerëzit do të flasin për qindra vite. Ai është aq i fortë dhe e ka një dëshirë të zjarrtë për të mos u mposhtur kurrë”, shtoi ai.

“Ai i kishte të lënduar të dy bërrylat, të cilët u desh t’i operonte”, theksoi ai.

Fury i ka fituar 31 prej 32 luftërave në karrierë. 31-vjeçari vazhdon të jetë i pamposhtur si profesionit. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments