Monday, May 20, 2024
HomeSportFranca e fiton Ligën e Kombeve, pas triumfit ndaj Spanjës në një...

Franca e fiton Ligën e Kombeve, pas triumfit ndaj Spanjës në një finale të mrekullueshme

Franca e ka fituar Ligën e Kombeve, pasi e mundi 2:1 Spanjën në një finale të mrekullueshme në San Siro.

Franca është kampione e edicionit të dytë 202/21 të Ligës së Kombeve, pas fitores ndaj Spanjës të dielën në Milano.

Kampionia e Botës ia doli të triumfojë me përmbysje të rezultatit, pasi Oyarzabal e kishte kaluar Spanjën në epërsi, falë golave nga Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.

Pritjet e Hugo Lorris luajtën po aq rol kyç në fund të takimit sa edhe vetë golat e dyshes sulmuese.

Ky ishte rikthimi i dytë radhazi mahnitës i Francës, pasi edhe ndeshjen gjysmëfinale kundër Belgjikës e fitoi në mënyrë dramatike duke e përmbysur rezultatin nga 0:2 në 3:2 për të kaluar në finale.

Përkundër ritmit të lartë të lojës dhe cilësisë së madhe, skuadrat nuk kishin shumë mundësi shënimi në pjesën e parë.

Oyarzabal e theu akullin në minutën e 64-të kur e mposhti Llorisin nga afërsia pasi i iku mbrojtjes franceze pas një shërbimi të mirë nga Sergio Busquets.

Por reagimi i Francës ishte mahnitës, pasi skuadra e Didier Deschamps e barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë, kur Benzema shënoi gol spektakolar nga largësia.

Mbappe e shënoi golin e triumfit për gjelat, megjithëse në mënyrë kontroverse për shkak të pozitës jashtë loje, duke e mposhtur Simonin i vetëm përballë tij në minutën e 80-të.

Skuadra e Luis Enriques ka mundur shumë lehtë ta barazonte rezultatin dhe mbase edhe ta përmbyste, por tri pritje madhështore të Loris në çastet e fundit e bënë atë heroin e Francës këtë mbrëmje.

Franca është vetëm fituesi i dytë i Ligës së Kombeve dhe i pari pas Portugalisë, e cila e fitoi turneun inaugurues në sezonin 2019/20.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments