Sunday, May 19, 2024
HomeSportFormacioni më i mirë i xhiros së 11-të në Premier Ligë

Formacioni më i mirë i xhiros së 11-të në Premier Ligë

Xhiro e 11-të e Premier Ligës solli ndeshje majft interesante por edhe befasi të shumta.

 

Manchester City triumfoi ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford me një fitore të pastër 2-0, kurse Chelsea u ndal me barazim nga Burnley 1-1.

Arsenali vazhdoi ecurinë e mirë pozitive me fitoren e radhës duke triumfuar në Emirates ndaj Wataford me rezultat minimal 1-0, gjersa Liverpooli u njoftua me disfatën e parë në kampionat këtë sezon pasi humbi 3-2 nga West Hami të dielën mbrëma.

Antonio Conte debutoi me skuadrën e re Spurs në Premier Ligë, megjithatë nuk mundi të nxjerrte më shumë së një barazim ndaj skuadrës së Evertonit pa gola në Goodison Park.

‘WhoScored’ ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj xhiro në Premier Ligë.

Lojtari me notën më të lartë këtë xhiro është vlerësuar mesfushori i Chelseas i huazuar tek Crystal, Conor Gallagher, gjersa pas tij vijnë Joao Cancelo e Ben White.

 

Pas pushimit ndërkombëtar, Premier Liga do të kthehet me ndeshje të nxehta ku spikat derbi i xhiros së 12-të mes Liverpoolit dhe Arsenalit në Anfield të shtunën më 20 nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments