Sunday, May 5, 2024
HomeSportFormacionet zyrtare: Juventus – Napoli, Rrahmani kthehet në formacionin startues

Formacionet zyrtare: Juventus – Napoli, Rrahmani kthehet në formacionin startues

Juventusi dhe Napoli do të luajnë duelin interesant të xhiros së 20-të në Serie A.

 

Kishte dyshime të vërteta nëse kjo ndeshje do të vazhdonte fare, një përsëritje e incidentit të tetorit 2020.

Leonardo Bonucci, Danilo dhe Aaron Ramsey janë të lënduar, me Giorgio Chiellini dhe Carlo Pinsoglio që rezultuan pozitivë për COVID-19.

Arthur Melo kishte rezultuar pozitiv, por dje mori një test negativ dhe për këtë arsye është në stol.

Pra një mbrojtje krejtësisht e re me Daniele Ruganin dhe Matthijs de Ligt, ndërsa Chiesa luan në sulm me Moratan dhe Federico Bernardeschin.

Te Napoli ka probleme të mëdha me COVID pasi përpos që do të jenë pa Spallettin, ata gjithashtu janë pa Kevin Malcuit, Victor Osimhen, Fabian Ruiz, Hirving Lozano, Alex Meret dhe Mario Rui i suspenduar.

Piotr Zielinski, Amir Rrahmani dhe Stanislav Lobotka ishin në dyshim deri në sekondën e fundit, sepse vaksina e tyre ishte mbi 120 ditë më parë, kështu që ata nuk i përshtaten udhëzimeve të reja të karantinës.

Megjithatë, ata kanë postuar teste negative sot dhe për këtë arsye janë lejuar të luajnë.

Kalidou Koulibaly, Andre Frank Zambo Anguissa dhe Adam Ounas janë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Prandaj Lorenzo Insigne fillon, pavarësisht se nënshkroi për Toronto FC këtë javë nga 1 korriku, me Dries Mertens, Matteo Politano dhe Piotr Zielinski të gjithë së bashku.

Mund të luajë edhe Eljif Elmas, pasi kishte një test jo bindshëm për COVID, por rezultati i dytë ishte negativ.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Morata, Bernardeschi

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Ghoulam; Demme, Lobotka; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments