Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeFitoi me votat e diasporës në Dragash, flet kryetari i zgjedhur

Fitoi me votat e diasporës në Dragash, flet kryetari i zgjedhur

Votat e diasporës në votimet e raundit të dytë për zgjedhjet lokale të 17 nëntorit, kanë ndryshuar rezultatin zgjedhor në Komunën e Dragashit.

Pas numërimit të votave nga mërgata, i pari në garë ka dalë Behxhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, Xheladini u shpreh se tashmë është kryetari i ri i Dragashit.

“Normale tash pas numërimit te votave nga diaspora, unë tash jam kryetari i ri i Komunës se Dragashit sipas te gjitha gjasave. Votat qe kane mbetur pa u numëruar me nuk mund ta përmbysin rezultatin” ka thënë Xheladini.

Sa i përket akuzave të Shaban Shabanit nga PDK se votat nga diaspora janë të manipuluara, Xheladini tha se KQZ do ta vërtetojë se të gjitha janë të vlefshme.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e kryetarit aktual dhe te gjitha qe i thotë ai janë insinuata dhe te pavërteta. Këto janë për shkak se PDK po e humb pushtetin dhe është e drejte e tyre qe te bëjnë ankesa ne instancat gjyqësore mirëpo te gjitha ato qe i tha ai janë te pavërteta për shkak se KQZ këto fletëvotime i ka proceduar për votim dhe i ka verifikuar dhe i ka marre ne telefon dhe kane deklaruar se kane votuar vete. KQZ i ka edhe adresat edhe numrat e telefonit dhe mund ti thërrasin ne telefon e ti pyesin serish se a kane votuar vete ata apo jo. Unë jam i bindur qe te gjithë kane votuar vete” tha Xheladini.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit u shpreh se ka punuar mjaft shumë me diasporën.

“E mira e kësaj pune është se LDK-ja është partia qe i ka caktuar kandidatet për kryetar shume herët, gjate kohës sa diaspora ishte këtu. Ketë e kemi shfrytëzuar ne si kandidate dhe kemi pasur kontakt me këta persona, i kemi udhëzuar si te regjistrohen e te na votojnë. Sipas te gjitha gjasave, Dragashi i ka pasur mbi 1 mije persona te regjistruar për votim jashtë vendit, por kane votuar vetëm një pjese e tyre” shtoi ai.

Behxhet Xheladini shprehet i bindur se votat e diasporës nuk janë të manipuluara.

“E di sakte se nuk janë te manipuluara dhe çdo person qe e ka dërguar votën ne Kosove, ka votuar vete. Pas rundit te pare i kemi dërguar te gjithëve video se si te votojnë dhe te gjithëve i kemi tregu qe mbi 4 fletëvotime nuk mund t’i fusin ne zarf te madh. Kështu qe kemi familje te shumta me ka 15-20-30 anëtare qe janë ne mërgim dhe skenë muajt t’i shtijën ne një zarf por ne disa zarfe te mëdha”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments