Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaFillon asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën Prishtinë-Podujevë, loti...

Fillon asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën Prishtinë-Podujevë, loti 4

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se pas një bllokimi të gjatë të punimeve, kanë rifilluar punimet dhe asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në lotin e katërt saktësisht në fshatin Penuh.

“Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se gjatësia këtij asfaltimi do të jetë 960 metra. Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar, 2840 metra në të dy korsitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments