Tuesday, June 15, 2021
HomeTjeraKulturaFestivali Ndërkombëtar i Animacionit ‘Anibar’, publikon programin artistik për edicionin e 12-të

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit ‘Anibar’, publikon programin artistik për edicionin e 12-të

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar shpall programin artistik për edicionin e 12-të këtë vit. Nga data 23 deri më 30 korrik, Anibar sjellë programin më të gjerë se kurrë më parë, me afro 300 filma të animuar nga 1413 të dërguar nga e gjithë bota.

Filmat do të ndahen në nëntë kategori. Gjashtë nga këto kategori janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Video Muzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Tre kategoritë e tjera janë jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

Për këtë edicion, Anibar do të ketë premierat botërore të:

“Raft” nga Marko Mestrovic, si pjesë e Garës Ballkanike.

“Error” nga Lucie Vostárková si pjesë e Garës Studentore.

Premierën e dytë pas Festivalit të Filmit në Kanë të “Red Shoes” nga Anna Paděrová, në Garën Studentore.

Programi i këtij viti përfshin filma që janë shfaqur, nominuar e që kan fituar çmime në “Annecy International Animation Film Festival”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Sundance Film Festival” dhe shumë tjerë.

 

Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë COVID-19, edicioni i 12-të i Anibar do të jetë në format të kombinuar. Kjo do të thotë që Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar mund të vizitohet si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes platformave virtuale.

”Ju mirëpresim në kinematë tona në Pejë, Kosovë, ku do t’i kemi tre te hapura dhe dy të mbyllura. Virtualisht, vizitorët mund të shikojnë të gjitha filmat në platformën tonë dixhitale në online anibar.org”, thuhet në komunikatën për media.

Ndër të tjera, në komunikatën për media është bërë e ditur se shumë shpejt do të shpallet edhe tema e festivalit, juria, programet speciale, prezentimet dhe të gjitha aktivitetet e tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments