Tuesday, April 23, 2024
HomeSportFC Prishtina me komunikatë: FFK nuk na licencoi për gara evropiane, nuk...

FC Prishtina me komunikatë: FFK nuk na licencoi për gara evropiane, nuk na dha kohë shtesë

FC Prishtina ka njoftuar se nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Klubi kryeqytetas ka pranuar se në muajt e fundit është përballur me probleme financiare dhe se disa ish-futbollistë përmes FFK-së kanë kërkuar të kryhen obligimet financiare ndaj tyre.

“Bardhekaltërtit” kanë kërkuar nga Federata që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistët, por FFK nuk ka pranuar.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“FC Prishtina nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane për edicionin 2021/22.

Klubi “bardhekaltër” në muajt e fundit është përballur me probleme financiare, fakte të cilat nuk i ka fshehur për opinionin e për këtë arsye disa ish-futbollistë kanë kërkuar përmes Federatës së Futbollit të Kosovës të kryhen obligimet financiare ndaj tyre.

FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë “biletë” për Evropë”.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments