Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaFamiljarët pesë muaj pa takuar Thaçin dhe të tjerët në Hagë, pengesë...

Familjarët pesë muaj pa takuar Thaçin dhe të tjerët në Hagë, pengesë u bë pandemia

Kanë kaluar pesë muaj prej kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim me akuzat për krime kundër njerëzimit.

 

Më shumë se kaq kohë, të mbyllur po mbahen Sali Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Por asnjëherë në kaq kohë ish-krerë e luftëtarë të UÇK-së nuk janë takuar me familjarët sy më sy.

Klan Kosova ka kontaktuar disa prej tyre në Kosovë të cilët për shkaqe të sigurisë së procesit pa dashur t’u përmenden emrat, kanë treguar vetëm se malli rritet dita ditës, e më shumë nevoja për t’i parë nga afër familjarët e paraburgosur. Kjo nuk po u lejohet, siç thonë, për shkaqe të pandemisë, përgjigje kjo të cilën e dha edhe Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara në Hagë.

”Bazuar në këshillat mjekësore, vizitat private me anëtarët e familjes dhe personat e tjerë në qendrën e paraburgimit janë përkohësisht të kufizuara. Për të siguruar kontaktin e domosdoshëm, regjistruesi ka autorizuar vizitat përmes video lidhjes për t’u siguruar të burgosurve komunikimin e nevojshëm për të ruajtur lidhjet familjare, ndërkaq masat që kufizojnë vizitat private janë në fuqi. Përveç kësaj edhe numri i arsyeshëm i telefonatave që bëhen, financohen nga DHSK”, thotë Doyle.

Kronika më poshtë tregon nëse këto masa po rishqyrtohen dhe çfarë pritet të ndodhë me vaksinimin e kosovarëve që po qëndrojnë në paraburgim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments