Monday, May 13, 2024
HomeSportFamilja heroike Jashari, po rrit një yll të ri futbolli

Familja heroike Jashari, po rrit një yll të ri futbolli

Familja heroike Jashari nuk njihet vetëm si simbol i Lirisë në Kosovë.

Në mesin e pasardhësve të komandatit Adem Jashari, po rritet një futbollist i ri.

Për ata që e njohin, për trajnerin, ai është një yll futbolli në ardhje.

Bëhet fjalë për nipin e Rifat Jasharit, Igballin.

“Unë mendoj që në të ardhmen të depërtojë në arenën ndërkombëtare, të bëhem yll futbolli dhe të luaj për Kosovën A.

Kam qenë fans i Real Madridit, por pasi Ronaldo shkoi në Juventus, tash jam fans i Juventusit” deklaroi Jashari për Indeksonline.

Igballi ushtron në shkollën e futbollit ‘Kurda’ nga e cila kanë dalë futbollistë të njohur si Milot Rashica e Milot Avdyli që tashmë po dëshmonen edhe në futbollin evropian.

Trajneri Mehmet Kurda, flet për cilësitë e 15 vjeçarit dhe mendon se mund të arrijë lartë në futboll.

“Igballi është 15 vjeç e gjysmë, është një lojtar mjaft premtues.

Atë e njohim të gjithë që vjen nga familja Jashari, përkatësisht nipi i Rifat Jasharit.

Ai është pjesë e shkollës tonë që 4 vite e gjysmë, vjen nga Prekazi, është futbollist i rregullt.

4 herë në javë ushtrojmë, nuk mbaj mend të ketë munguar ndonjëherë.

Është mjaft i disiplinuar, e don këtë punë.

Ky ja ka vënë vetës një qëllim, për me arritë.

Karakterizohet me një shpejtësi të hatashme, është shumë luftarak në fushë.

Është shumë punëtor, golashënuesi më i mirë në skuadër.

Në 10 ndeshje ka shënuar 10 gola”

Kush prej familjes Jashari është marrë me futboll?

“Kemi lujtë të gjithë djemtë e mixhës futboll, ata e kanë lënë ndërsa unë e kom vazhdu.

I kam pas disa shokë, më kanë tregu që trajneri Kurda bën një punë shumë të mirë.

Ushtrimet i vijojë që 4 vite në këtë shkollë dhe jam shumë i kënaqur me punën që bën trajneri” thotë Jashari.

Kurda deklaroi se Leipzigu dhe Stuttgarti kanë shprehur interesim për shërbimet e Jasharit dhe së shpejti ai do të transferohet në Gjermani.

“Ka 2 muaj që CV-ja dhe videoinqizimet e Igballit kanë shku te Leipzigu dhe tjetra te Stuttgarti.

Ka edhe menaxherë që janë të dëshmuar të cilët kanë kërkuar ta afrojnë Igballin.

Mendoj që posa të hapet Gjermania, sepse e dimë që është mbyllur vendi tërëisht, posa të hapet besoj që Igballi do të lëvizë” përfundoi Kurda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments