Thursday, May 2, 2024
HomeSportFali Ramadani ua ofron Pjanicin skuadrave italiane

Fali Ramadani ua ofron Pjanicin skuadrave italiane

Agjenti shqiptar i Miralem Pjanic, Fali Ramadani është duke punuar për rikthimin e boshnjakut në Serie A.

 

Aventura e Miralem Pjanic në Spanjë nuk ishte ashtu siç ishte menduar fillimisht.

Pjanic kaloi pjesën më të madhe të sezonit 2020/2021 në bankën rezervë duke mos u favorizuar nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Sipas “Corriere di Torino”, agjenti i Pjanic, Fali Ramadani ua ka ofruar shërbimet e tij skuadrave italiane.

Ai ua ka ofruar boshnjakun Milanit, Romës, Interit duke i informuar Barcelonën për mundësinë e transferimit të tij.

Edhe “Blaugranët” janë të interesuar të dëgjojnë ofertat ose ndonjë shkëmbim të mundshëm madje edhe një huazim për Pjanic.

Mesfushori boshnjak njeh mirë futbollin italian dhe do të ishte një aset i mirë për cilëndo skuadër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments