Saturday, April 27, 2024
HomeTeknologjiFacebooku del prej funksionit, lë shumë llogari pa akses

Facebooku del prej funksionit, lë shumë llogari pa akses

Facebook duket se ka pësuar një ndërprerje të madhe, duke lënë qindra mijëra përdorues pa akses në rrjetin e mediave sociale, shkruan “Metro.uk“.

Problemi duket se është në mbarë botën, me përdorues nga e gjithë bota që përdorin edhe platformën “X”.

Problemet u shfaqën rreth mesditës, ku brenda pak minutave janë regjistruar mbi 2000 raporte në “Down Detector”.

Shumica e raporteve vijnë nga Londra, Mançesteri dhe Liverpooli.

Problemet e njëjta, janë shfaqur edhe në Kosovë, ku llogaria e Facebook për shumë përdorues është bërë e paçasshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments