Friday, May 17, 2024
HomeLajmeEscobar: Duhet menjëherë një draft për Asociacionin, Kurti e ka një por...

Escobar: Duhet menjëherë një draft për Asociacionin, Kurti e ka një por s’po e shpalos

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për rëndësinë e implementimit të marrëveshjes së Ohrit dhe këtu thotë se çështja e Asociacionit është urgjente.

Escobar ka thënë se Kosova duhet të prezantojë menjëherë një draft për atë se si e dëshirojnë Asociacionin, derisa ka shtuar se Kurti ka një të tillë por nuk dëshiron që ta prezantojë.

“Ata duhet menjëherë të prezantojnë  një draft  që do të jetësojë atë, menjëherë. Tani. Menjëherë. Dhe ata e kanë një, por nuk duan paraqesin”, ka thënë Escobar në bisedën e sotme me gazetarë.

Escobar ka thënë se Asociacioni do të bëhet dhe pyetja është se me kë dhe ka shtuar se nuk i kupton vonesat lidhur me implementimin./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments