Sunday, October 13, 2024
HomeUncategorizedEnver Hoxhaj ia refuzon ftesën Vjosa Osmanit për ceremoninë zyrtare

Enver Hoxhaj ia refuzon ftesën Vjosa Osmanit për ceremoninë zyrtare

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ia ka refuzuar ftesën Vjosa Osmanit për ceremonin zyrtare të inagurimit të presidentit.

Ai tha se ka refuzuar që të marr pjesë në kë ceremoni për shkak se Osmani e Kurti nuk e kanë thënë asnjë fjalë mirënjohje për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Fatkeqësisht, sot, për kryeministër e veçanërisht për presidente, kemi dy figura që jo vetëm karrierën e tyre e kanë ngritur duke e sharë e fyer themeluesin e UÇK-së, por kanë kërkuar edhe shkuarjen e tij në Hagë. Asnjë fjalë e mirënjohje për rolin e tyre. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë. Prandaj, refuzova pjesëmarrjen sepse Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Shkrimi i plotë:

PRESIDENTI MUNGON

Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës Osmani që mbahet sot. Pjesëmarrja ime, si kryetar i PDK-së do të ishte e paevitueshme, sikur të kishim një situatë normale dhe të merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. Sikur opozitarët e deridjeshëm të respektonin shtetin e Kosovës, institucionet e bartësit e tyre, presidentin Thaçi e Kryetarin Veseli, që po e bëjnë një tjetër sakrificë për vendin. Fatkeqësisht, sot, për kryeministër e veçanërisht për presidente, kemi dy figura që jo vetëm karrierën e tyre e kanë ngritur duke e sharë e fyer themeluesin e UÇK-së, por kanë kërkuar edhe shkuarjen e tij në Hagë. Asnjë fjalë e mirënjohje për rolin e tyre. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë. Prandaj, refuzova pjesëmarrjen sepse Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake.

E zgjedhur si presidente në një mbrëmje të ftohtë, të mbushur me pazare të minutave të fundit, të cilat, sikur të mos mjaftonin, ishin caktuar që të kryheshin nga njerëz të Listës Serbe dhe struktura të ish-regjimit. Tani, për të gjithë, kjo mund të tingëllojë vetëm fjalë dashakeqe, por, koha do ta dëshmojë se realiteti do të jetë shumëherë më i hidhur. Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokrate.

I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t’i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t’i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t’ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments