Thursday, May 2, 2024
HomeSport”El Clasico” e basketbollit kosovar po zhvillohet sot në Prishtinë

”El Clasico” e basketbollit kosovar po zhvillohet sot në Prishtinë

Derbi mes Prishtinës e Trepçës i njohur si ”El Clasico” kosovar po zhvillohet sot në kryeqytet, në kuadër të xhiros së 11-të.

Me fillim nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve që pritet të jetë i mbushur plotë, do të zhvillohet takimi i dytë për këtë vit mes rivalëve.

Takimin e parë e ka fituar Trepça me rezultat 80:75.

Deri në xhiron e 11-të, prishtinasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse mitrovicasit kanë gjashtë fitore e tri humbje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments