Friday, May 17, 2024
HomeSportEdy Reja e “harron” Shqipërinë, drejton “kombëtaren” e Vatikanit

Edy Reja e “harron” Shqipërinë, drejton “kombëtaren” e Vatikanit

Edy Reja për një moment e ka “harruar” Kombëtaren shqiptare.

Trajneri italian në fakt e ka udhëhequr Kombëtaren e Vatikanit, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Formello mes skuadrës së Papës dhe një përzgjedhjeje nga Organizata Botërore Rome, shoqatë kjo që mbron të drejtat e popullatës etnike rome.

Reja e drejtoi “kombëtaren” e Vatikanit, kurse trajneri i Lazios, Maurizio Sarri e udhëhoqi ekipin e romëve.

“Sot mora rolin e veçantë të trajnerit të skuadrës së Vatikanit. Më thirri Lotito dhe e pranova me kënaqësi ftesën. Përfitova nga rasti të përshëndesja miqtë e vjetër, sepse nuk i kisha parë që kur jam larguar nga këtu. Në krahasim me kohën kur unë u largova, Qendra Sportive e Lazios qenka përmirësuar në mënyrë eksponenciale, urime presidentit”, ka thënë trajneri Reja.

Kurse, gjyqtar kryesor në këtë takim bamirës ishte sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile.

Objektivi i ndeshjes miqësore, e prezantuar pak ditë më parë në Vatikan, është lufta kundër të gjitha formave të margjinalizimit apo diskriminimit.

Eventi u mundësua nga bashkëpunimi i presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe kardinalit Ravasi.

Ky ishte rikthim në Formello për Edy Rejan, ish-trajner i Lazios.

Trajneri i kuqezinjve shkoi edhe në stolin e përfaqësueses së romëve, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments