Tuesday, May 7, 2024
HomeLajmeKosova“Edhe kjo është në qytetin e Obiliqit”, Gashi publikon pamje të sheshit...

“Edhe kjo është në qytetin e Obiliqit”, Gashi publikon pamje të sheshit ‘Adem Preniqi’

Kryetari i Komunës së Obiliqit nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi, ka shpërndarë në Facebook pamje nga sheshi “Adem Preniqi” në këtë komunë.

 

Gjatë vizitës në këtë shesh gjatë mbrëmjes, kryetari Gashi është takuar edhe me banorët e rrethinës.

“Edhe kjo pamje e bukur gjatë mbrëmjes, është në qytetin e Obiliqit, ky është sheshi ‘Adem Preniqi’”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi është duke kandiduar edhe për një mandat në krye të Obiliqit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, ku kandidon me numrin 109 në listën votuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments